Telegrafi

Derisa dergjej i sëmurë rëndë në shtrat, Beckenbauer pati dy dëshira – njëra prej të cilave nuk iu plotësua

Franz Beckenbauer vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare. RTL publikoi intervistën e tij që ishte bërë kohë më parë, në të cilën Kaiser foli hapur për dëshirat e tij të fundit para vdekjes.

Në veçanti, takimi me shokët e tij të vjetër Uli Hoenes, Paul Breitner dhe Karl-Heinz Rummenigge në Salzburg, që i dha shumë forcë Beckenbauerit.

“Ishte e mrekullueshme. Sigurisht që isha shumë i lumtur”, kishte thënë Beckenbauer në vitin 2022 gjatë një interviste për çmimin e tij si ambasador i futbollit gjerman.

Lexo po ashtu Ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare – çfarë ndikimi kishte Beckenbauer në zhvillimin e futbollit gjerman?

Fatkeqësisht, ai nuk mundi ta merrte çmimin personalisht në Berlin më 19 maj 2022 për arsye shëndetësore.

Kështu Beckenbauer plotësoi një nga dëshirat e tij, edhe pse në atë kohë ishte tashmë i sëmurë rëndë.

“Ne e kemi planifikuar këtë për një kohë të gjatë. Por, në shkurt u bë realitet dhe u takuam në shtëpinë time këtu në Salzburg dhe e kaluam mbrëmjen në një bar. Pastaj u bë gjithnjë e më argëtuese dhe e bukur, siç është me njerëz të moshuar. Na pëlqeu shumë. këtë mbrëmje dhe thamë – na duhet më shpesh”, kishte shtuar më tej ai për RTL.

Lexo po ashtu Yje të futbollit botëror dhe personalitete tjera të njohura, bëjnë homazhe pas vdekjes së Beckenbauer

Por kjo nuk ndodhi – të paktën jo më shpesh. Beckenbauer u largua përgjithmonë të dielën dhe bashkë me të një dëshirë e parealizuar.

Futbollisti legjendar vuante nga sëmundja Alzheimer, e cila u përkeqësua ndjeshëm dhe të hënë erdhi lajmi se ai ndërroi jetë. /Telegrafi/