Site icon Telegrafi

Derisa bota po pret vaksinën, 14-vjeçarja ka zgjidhje – adoleshentja fiton çmimin për zbulimin që mund të çoj në prodhimin e ilaçit kundër COVID-19

Derisa shkencëtarët në mbarë botën janë në garë për të gjetur ilaçin kundër coronavirusit, një adoleshente Anika Chebrolu, 14-vjeçe nga Frisco në Teksas, ka fituar çmimin prestigjioz “3 milionë sfida të shkencëtarëve të rinj 2020” dhe 25 mijë dollarë për zbulimin që do të mund të qonte te terapia e mundshme kundër COVID-19, shkruan CNN.

“Sfida shkencëtari i ri” ku në këtë garë marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme në SHBA, e ngjashme me atë në Evropë, udhëhiqet nga kompanitë “Discovery” dhe “3M”, transmeton Telegrafi.

Garuesit në një video të shkurtër shfaqin idetë për shpikjet e tyre me të cilat do të mund të zgjidhnin një problem, kurse dhjetë finalistët kanë rastin të punojnë në afërsi me shkencëtarët e “3M” dhe ta vizitojnë qendrën inovative të kompanisë në Minesota, me qëllim që të garojnë për çmimin prej 25 mijë dollarë dhe titullin e shkencëtarit më të mirë të ri në SHBA.

Shpikja e Anikas përdoret për të ashtuquajturën “In silico” metodologji e punës për zbulimin e molekulës kryesore, që mund në mënyrë selektive të lidhet dhe dërgojë proteinë virusit SARS-Cov-2.

“Dy ditëve të fundit kam parë se i është kushtuar shumë vëmendje në media projektit tim që ka lidhje me coronavirusin, dhe reflekton shpresat tona kolektive që do t’i vjen fundi pandemisë. Edhe unë, si gjithë të tjerët, dua që sa më shpejtë t’i kthehemi normalitetit”, ka deklaruar Anika për CNN.

Kujtojmë që nga shpërthimi i coronavirusit, deri më tani kanë humbur jetën 1.1 milion njerëz në mbarë botë, që kur Kina raportoi në OBSH rastin e parë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Anika shtetase amerikane me prejardhje nga India, e kishte dorëzuar projektin e saj për të garuar i cili në fillim nuk ishte dedikuar në gjetjen e ilaçit kundër coronavirusit.

Qëllimi i saj në fillim ishte që me ndihmën e metodës In-silico të identifikojë njësitë udhëheqëse, që do të mund të lidhnin proteinën me grupin e viruseve.

“Pasi kalova shumë kohë duke hulumtuar këtë pandemi, viruset dhe ilaçet, do të ishte çmenduri të mendoj se e vetme do të mund t’i jepja fund gjithë këtij problemi”, ka shtuar ajo.

Ajo pranoi se inspirimi për ta gjetur ilaçin kundër coronavirusit i erdhi pasi mësoi më shumë për pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918, dhe u shokua kur e kuptoi se sa shumë njerëz humbin jetën në SHBA çdo vit pavarësisht vaksinimit kundër gripit.

Kur nuk është në laborator kjo 14-vjeçare merret me vallëzimin tradicional indian të cilin e praktikon tash e tetë vite. /Telegrafi/

 

Exit mobile version