Shkencëtarët kanë zbuluar një virus misterioz në një liqen në Brazil, që nuk është parë më herët dhe e kanë emëruar në bazë të një sirene që joshte ushtarët nën ujë për vdekjen e tyre.
Yaravirus, nga sirena mitologjike Yara, i ka lënë shkencëtarët ‘në mëdyshje’ sepse nuk duket se ka lidhje me ndonjë virus tjetër në botë.
Studiuesit zbuluan se mbi 90 për qind e gjeneve Yaravirus nuk janë parë kurrë më parë, duke e bërë atë plotësisht unik.
Zbulimi vjen mes shpërthimit të një virusi të ri vrasës në të gjithë botën që filloi në Kinë, transmeton Telegrafi.
Coronavirus COVID-19 u zbulua për herë të parë në dhjetor 2019, dhe që nga ajo kohë, ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz dhe ka infektuar mbi 44.500.
Yaravirus u dokumentua nga shkencëtarët në janar, pasi ata papritur u takuan në Liqenin Pampulha, një liqen artificial në qytetin brazilian të Belo Horizonte.
Ata renditën gjenomin e virusit për të parë ADN-në e tij, duke gjetur gjithsej 74 gjene. Vetëm gjashtë prej tyre ishin regjistruar më parë në literaturë.
68 të tjerët asnjëherë nuk janë parë më herët, të njohur si gjene jetime.
Yaravirus u mor nga një krijesë njëqelizore e quajtur amoeba, të cilat jetojnë në mjedise të lagura.
Shkencëtarët spekulojnë se Yaravirus është rasti i parë i izoluar i një grupi të panjohur të virusit amoebal.
“Shumica e viruseve të njohur të amoeba janë parë të ndajnë shumë karakteristika që përfundimisht i shtynë autorët t’i klasifikojnë ato në grupe të zakonshme evolucionare”, shkruajnë autorët.
Tani për tani, Yaravirus nuk paraqet ndonjë kërcënim për njerëzit. Ajo nuk mund të transferohet te njerëzit. /Telegrafi/