Telegrafi

Derisa aterronte në pistë, helika e helikopterit përplaset me objektin e aeroportit-pamjet rrëqethëse publikohen (Video)

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin rrëqethës kur helika e një helikopteri që aterron përplaset në ndërtesën e aeroportit dhe përfshihet nga flaka, derisa dhjetëra që ishin pranë tij vrapojnë si të çmendur për ta shpëtuar kokën.

Fluturakja ishte në qendër të vëmendjes së medieve, derisa po bëhej përurimi i kalasë së restauruar e cila dyshohet të jetë mbi 700 vite e vjetër, që gjendet në Reutte të Austrisë, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore kanë kapur momentin kur helikopteri i tipit Bell AH-1 Cobra që është përdorur në luftën e Vietnamit, derisa po aterronte për pak sa nuk i mbyt dhjetëra persona me helikë.

Duke se piloti nuk i kishte bërë mirë matjet pasi derisa aterronte në aeroport ishte ofruar shumë afër ndërtesës së aeroportit, pasi ka ardhur deri te përplasja e helikës me një cep të objektit, ku si pasojë erdhi edhe deri tek shpërthimi që për pak sa nuk ua mori jetën dhjetëra personave. /Telegrafi/