Përderisa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ishte duke folur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën kërkonte që kryeministri i vendit të raportonte mbi procesin dialogues që pati së fundi në Bruksel, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi nga ulëset e tyre zhvilluan një debat.
Sipas fotografive të realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit shihet se si Gashi ia prezanton librin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si pikë e parë e rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023.
Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/