Deri të premten moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i qëndrueshëm me rritje të konsiderueshme të temperaturave.
Veçanërisht nxehtë do të jetë të enjten dhe të premten, kur temperaturat e ditës do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, kumtoi DPHM.
Të shtunën do të ketë paraqitje lokale të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Nga e diela pritet ftohje e konsiderueshme./Telegrafi/