Telegrafi

Deri të mërkurën RTVM duhet të ketë kryeredaktor të ri

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos LSDM deri të mërkurën duhet të propozoj kandidat për kryeredaktor të Radio Televizionit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë hap partitë politike duhet të mbyllin sirtarin e reformave që duhet t’i paraprijnë zgjedhjeve që sipas gjitha gjasave duhet të mbahen më 11 dhjetor këtë vit.

Nga LSDM ende nuk e publikojnë emrin e personit që do të emërohet edhe pse më herët hapën konkurs ku kandidatë duhej të jepnin propozimet e tyre./Telegrafi/