Që prej se është mbyllur sezoni vjeshtor, klubet e Superligës së Kosovës janë hedhur në treg për lojtarë të rinj.
Sipas Gazeta Olle, tashmë në Superligë janë realizuar tri tranferime.
Është Altin Merlaku ai i cili la skuadrën e Besës për të kaluar te Llapi pasi Batatina identifikoi kualitetet e lojtarit.
Top golashënuesi i Drenicës, Genc Hamiti, kaloi te Ferronikeli pas problemeve financiare të Drenicës.
Hernandez Marcel është ai që besohet se mund të llogaritet si lojtar i Trepçës 89′, por ende mungon konfirmim zyrtar.
Llapi ishte prej skuadrave më aktive, ku ditë më parë u prezantua Egzon Shabani, , edhe pse ai ishte pjesë e skuadrës që nga vera, por pa të drejtë loje.
Klubet e Superligës megjithatë vazhdojnë të jenë në bisedime dhe kanë marrë në prova shumë lojtarë që po i testojnë, në prag të zyrtarizimit të tyre si përforcime.
Afati kalimtar i janarit si në gjithë Evropën hapet më 1 janar dhe mbyllet më 30 janar. /Telegrafi/