Site icon Telegrafi

Deri tash dy fitues të lotarisë më të madhe në botë

Fatlumët të cilët kanë zgjedhur numrat e duhur do të ndajnë shumën marramendëse prej 355 milionë dollarë. Numrat të cilët u sollën fat janë: 4,8,15,25,47 dhe numri shtesë 42.

Lotaria “Mega Millions” luhet në 41 shtete përfshirë këtu edhe Virgin Island. Shuma e Jackpotit është rritur shumë pasi nuk kishte fitues të premten e kaluar. Përndryshe fondi minimal i kësaj lotarie është 12 milionë dollarë, ndërsa kjo shumë rritet nga një xhiro në tjetrën, në rastet kur askush nuk i qëllon të gjithë numrat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version