Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave nga diaspora.
Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, deri tani janë numëruar 41 mijë e 264 vota, transmeton Telegrafi.
Vetëvendosje ka marrë 31 mijë e 807 vota.
Partia Demokratike e Kosovës 3 mijë e 773 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës 3 mijë e 383 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 998 vota.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër më 4 mars do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët nga zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/