Telegrafi

Deri tani në Kosovë 105,375 persona të infektuar me COVID-19

Foto: Ilustrim

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,375 pacientë me virusin COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 105,375 raste nga 536,708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,178 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më 01.015.2021 është gjithsej 94,630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër coronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.