Nga spitali i përgjithshëm në Dibër konfirmon se në zonën e komunave të Dibrës dhe Qendrës së Zhupës, pas rastit të parë të HIV/AIDS të regjistruar nëntë vjet më parë, asnjë rast i ri i këtij lloji të sëmundjeve nuk është regjistruar deri më tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri më tani, vetëm një rast i një personi të infektuar me virusin HIV/AIDS është regjistruar. Rasti është regjistruar në vitin 2009. Gruaja tani është 37 vjeçare, e cila është në gjendje të mirë të përgjithshme”, tha Baki Halili, drejtor i spitalit të përgjithshëm në Dibër, me rastin e Ditës Botërore të AIDS.
Nga spitali i Dibrës e cila mbulon këto dy komunat theksojnë se janë të pajisur me testet e shpejta, të cilat janë pa pagesë.
“Për fat të keq, nuk ka pothuajse asnjë interes për të bërë një test të tillë. Kjo sigurisht që ndikohet nga fakti se ne jemi një mjedis i vogël, kështu që njerëzit vendosin më shpesh që këtë ta bëjnë në një qytet tjetër sesa në Dibër. U bëj thirrje qytetarëve që ta bëjnë këtë për hir të vetes dhe të shëndetit të të tjerëve, duke garantuar sekretin e plotë”, tha Halili./Telegrafi/