Në Kriva Pallankë dhe Rankovcë deri më tani janë dorëzuar 300 kërkesa për subvencione bujqësore, kumtoi Njësiti i Ministrisë për Bujqësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Interesi i bujqve është i madh, ndërsa afati për aplikim kalon më 30 gusht.
‘Nëse merret parasysh përvoja e tanishme, presim më shumë kërkesa deri në fund të afatit. Të gjithë bujqit mund të drejtohen te ne për informacione detajuese në lidhje me masat dhe paramasat për të cilat aplikohet’, thotë Sllavçe Stankovski nga Njësiti territorial.
Subvencionomi është paraparë për të gjithë kulturat bujqësore, veçanërisht për duhanin, drithërat, kopshtarinë, bagëtinë, perimet dhe pemët, njofton AIM.
Vitin e kaluar në të dy komunat janë dorëzuar 1.265 kërkesa për pagesa të drejtpërdrejta. /Telegrafi/