Telegrafi

Deri më tani janë blerë 19 milion kilogram duhan në Maqedoni

Blerja e duhanit bëhet në të gjitha pikat e shitjeve në vend. Deri më tani, sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, janë blerë më shumë se 19 milion kilogramë duhan me një çmim mesatar prej 222.5 denarë për kilogram, që është çmimi mesatar më i lartë ndonjëherë, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Vlera e duhanit të blerë është mbi 4.2 miliardë denarë dhe 94.4% e duhanit të blerë deri më tani është paguar nga kompanitë blerëse.

Që nga korrja e vitit 2019, janë mbjellë 13.342 hektarë duhan dhe janë nënshkruar 32.798 kontrata me nëntë kompani. Janë lëshuar 20.933 regjistrime. Prodhimi i përgjithshëm i duhanit nga korrja e vitit 2019 është mbi 26.700 ton duhan, që është 6 përqind më shumë sesa korrja e vitit 2018.

“Pas përfundimit të shitjes dhe sapo të përfundojnë të gjitha procedurat administrative për kontrollet, Agjencia për Ndihmë Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural do të fillojë të paguajë subvencione për prodhuesit e duhanit. Për vjeljen e vitit 2018 u paguan 29 milion euro në bazë të modelit të ri për rritjen e subvencioneve të duhanit. Me modelin e ri të subvencioneve të rritura të prezantuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, subvencionet e duhanit të klasit të parë janë 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë dhe klasat shtesë”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/