Site icon Telegrafi

Deri më tani ishin nën hije, tifozet ‘e zjarrta’ marokene marrin vëmendje pas fitoreve të befasishme të vendit të tyre në Botëror

Përfaqësuesja e Marokut ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Maroku ka vazhduar me befasi duke fituar edhe ndaj Portugalisë në ndeshjen e zhvilluar në Al Thumama Stadium të Dohas, shkruan The Sun.

Si rrjedhojë, shteti maroken ka hyrë në histori të futbollit si shteti i vetëm afrikan që arrin të kualifikohet ndonjëherë në gjysmëfinalen e një Kampionati Botëror.

Me udhëzimet e trajnerit Walid Regragui dhe presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken, Fouzi Lekjaa, anëtarët e familjes të zgjedhur nga të gjithë anëtarët e skuadrës marokene kanë të drejtë për një udhëtim gjithëpërfshirës në Katar.

Si rezultat, baza e Marokut në hotelin ‘Wyndham Doha West Bay’ herë pas here ndihet si një kamp veror i adhurueshëm i drejtuar nga prindërit dhe tifozët.

Foto: Getty Images

Tifozë të shumtë nga Maroku kanë qenë prezentë në ndeshjet e fundit, ku skuadra e vendit ka habitur me fitoret masive ndaj përfaqësueseve të forta si ajo e Belgjikës, Portugalisë dhe Spanjës.

Tifozet e Marokut deri më tani nuk janë vlerësuar si një nga më të mirat në turneun e futbollit, megjithatë ditëve të fundit e gjithë vëmendja e kthye nga to kur Përfaqësuesja e tyre filloi të bënte çudira.

Foto: Al Jazeera

Në vazhdim, ju shoqërojmë me imazhet e disa prej tifozeve më të famshme marokene, të cilat i janë gëzuar pafund sukseseve të fundit të Marokut. /Telegrafi/

Foto: Instagram

 

Foto: Instagram

 

Foto: Instagram
Exit mobile version