Joe Biden po përballet me thirrjet për të hequr dorë nga gara presidenciale pas performancës katastrofike në një debat televiziv me Donald Trumpin.
Hillary Scholten bëhet demokratja e dhjetë e Dhomës së Përfaqësuesve që i bëri thirrje publikisht 81-vjeçarit të largohet dhe të lëshojë rrugë.
Kongresmenja demokrate nga Michigani i ka kërkuar kandidatit demokrat që të largohet nga gara për president i SHBA-së.
“Për të mirën e demokracisë sonë, besoj se është koha që ai të largohet nga gara presidenciale dhe të lejojë një lider të ri të ngritët”, tha ajo në një deklaratë, raporton cnn.
Megjithatë, Biden disa herë ka bërë me dije se nuk do të largohet nga gara presidenciale pavarësisht thirrjeve për tërheqje.
Ndryshe, zëvendëspresidentja aktuale amerikane, Kamala Harris është një nga disa pretendentet kryesore që mund ta zëvendësojnë Bidenin. /Telegrafi/