Asnjë rast nuk është raportuar në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e cila ka instaluar një mjet për të raportuar presion mbi punën në administratën publike në faqen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, tha sot në një konferencë shtypi në qeveri se raportimi i rasteve të tilla është anonim dhe i ka bërë thirrje qytetarëve nëse përballen me probleme të tilla, për t’i raportuar ato.
“Nuk duhet të ketë presion, shantazh dhe abuzime në administratën publike. Qeveria dhe puna e Ministrisë është e përkushtuar për të siguruar administrim që të punojnë në mënyrë profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Ne po përpiqemi ta ndryshojmë plotësisht imazhin për një shtet të lodhur. Për këtë qëllim, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë më 13 shtator ka lëshuar një mjet për raportimin e presionit në punë në prag të referendumit. Mjeti ka për qëllim që të shërbejë si një mbrojtje për të gjithë të punësuarit në administratën publike, në rast të presionit në punë do ta kenë të lehtë që ta paraqesin”, tha Mançevski.
Derisa personi që e paraqet nëse dëshiron t’i ndajë të dhënat personale, atëherë ato do të jenë të mbrojtura sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale për të cilat janë marrë masa e duhura teknike dhe organizative. /Telegrafi/