Telegrafi

Derbi i shqiptarëve në Zvicër, Rudhani dhe Hajrizi shkëlqejnë në këtë përballje

Young Boys luajti baras me Luganon me rezultat 1-1, ku në këtë ndeshje u paraqitën disa lojtarë nga Kosova.

Donat Rrudhani luajti për Young Boys, ndërsa Kreshnik Hajrizi, Amir Saipi dhe Uran Bislimi u paraqitën për Luganon.

Pikërisht Rrudhani dhe Hajrizi ishin prej më të mirëve në fushë nga të dy skuadrat.

Rrudhani ishte prej më të mirëve në fushë te skuadra e tij me notën 6.9 nga sofascore.

Ai asistoi në një gol, kishte dy pasime kyçe, dy harkime të sakta dhe dy duele të fituara.

Në anën tjetër Kreshnik Hajrizi, që luajti mbrojtës, bëri një paraqitje të mirë, me notën 7.0.

Ai kishte pesë spastrime nga zona, tri ndërprerje të aksioneve, dy ndërhyrje në top dhe tetë duele të fituara. /Telegrafi/