Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme të parë për zhvillimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale njofton se të gjitha vendvotimet janë hapur dhe se po vazhdon votimi.
Nga atje njoftojnë se dalja deri në orën 09:00 është 5.25 përqind. Nga numrat që disponojnë kanë votuar 56.700 votues.
Dalje e lartë deri në orën 09:00 ka në Rankovcë 15.23 përqind, Konçe 14.28 përqind, Pehçevë 13.73, Zelenikovë 11.74 dhe Kratovë 11.02 përqind.
Dashtevski tha se kishte probleme të vogla teknike në disa vendvotime anembanë vendit./Telegrafi/