Industria e naftës ka nevojë për investime të cilat kapin shumën prej rreth 11 trilionë dollarë dhe të njëjtat do të duhet të realizohen deri në vitin 2040, në mënyrë që të jetë e aftë të përmbushë kërkesën dhe ofertën botërore, kështu thuhet në raportin “Pikëpamja e naftës botërore 2040”, prezantuar nga OPEC.
Investimet në kërkimin dhe prodhim të naftës, që kërkohen të realizohen në periudhën 2018-2040, llogariten të jenë 8.3 trilionë dollarë dhe tregohet se pjesa më e madhe e këtyre investimeve, do të duhet të bëhet në shtetet që nuk janë pjesë e organizatës.
Në periudhën afatmesme, vendet jo-OPEC vlerësohen të investojnë mesatarisht rreth 350 miliardë dollarë në vit, ndërsa për vendet anëtare të OPEC-ut, pritet fillimisht të jetë rreth 40 miliardë dollarë në vit dhe pastaj mbi 60 miliardë dollarë në plan afatgjatë.
“Totali i investimeve në tri kategoritë e rafinimit të naftës, projektet e njohura, shtesat e kërkuara dhe zëvendësimi i kapacitetit të mirëmbajtjes, vlerësohet të jetë nën 1.5 trilion dollarë, që do të duhet të realizohet në periudhën 2018-2040. Nga kjo shumë, 283 miliardë dollarë pritet të investohen në projektet afatmesme, ndërsa 306 miliardë tjera, do të investohen në projekte afatgjate”, thuhet në publikimin e OPEC-ut. /Telegrafi/