Telegrafi

Deri në vitin 2030, numri i të sëmurëve me kancer do të rritet për 75 %

Në vitin 2008, në botë janë regjistruar 12.7 milionë raste të reja me kancer, ndërsa ky numër deri në vitin 2030 pritet të rritet në 22.2 milionë. Rreth 90 për qind e tyre do të jenë banorë të vendeve të varfra – njofton AFP.

Kanceri i gjirit, mushkërive, kolorektal dhe kanceri i prostatës kanë qenë dominues në vitin 2008 në vendet e pasura, ndërsa në ato të varfra kanë dominuar kanceri i ezofagut, lukthit dhe mëlçisë. Ndërkaq, në përgjithësi, në vitet e fundit është vërejtur rënie e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës dhe lukthit.

Ekipi i shkencëtarëve që e kanë realizuar studimin thonë se numri i të sëmurëve me kancer deri në vitin 2030 që ata e kanë prognozuar mund të jetë më i vogël, nëse zhvillohen strategji efikase të parandalimit, diagnostikimit dhe mjekimit. /Telegrafi/