Site icon Telegrafi

Deri në vitin 2023, Bentley do t’i kthejë në hibridë të elektrifikuar të gjitha makinat (Foto)

Të gjitha makinat, deri në atë vit do të jenë hibridë të elektrifikuar

Në ditët e sotme, për secilin prodhues është e rëndësishme të zbatojnë ligjin për nivelin e emetimit të gazrave dhe të bëjnë ndryshimet e duhura, për plotësimin e kushteve, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është e domosdoshme largimi i makinave me djegie të brendshme, nevojitet të punohet në bateri të fuqishme, për të mbështetur një veturë.

Bentley është në mesin e prodhuesve luksoz, që nuk mund t’i ikë këtij ndryshimi, andaj ka filluar me përgatitjet e duhura, për modernizimin e makinave.

Chris Craft është anëtari i bordit për shitje dhe marketing, që ka thënë se deri më 2023, të gjitha modelet nga Bently do të pësojnë ndryshime, duke u kthyer në hibridë elektrik.

Nuk janë dhënë detajet, se cili model do të fillojë ndryshimin, apo nëse çfarë sistemi do të përdoret, ndërsa është thënë se ky proces elektrifikimi përfundon më 2025.

Sipas Craft, mbi 30 për qind e blerësve, janë të interesuar për Bentley hibrid, gjë që tregon se interesimi për këto vetura është duke u shtuar.

Veturën tërësisht elektrike, Bentley ende nuk e ka përfunduar, por thuhet se është në rrugë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version