Site icon Telegrafi

Deri në shtatë orë duke shikuar TV: Mediumi amerikan tregon se si e kalon presidenti Trump ditën, gjatë kohës së coronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump shikon për orë të tëra televizorin ndërsa ai është i angazhuar në Shtëpinë e Bardhë – në kohën kur coronavirusi po sfidon vendin e tij dhe jo vetëm.

Madje, sipas medieve amerikane, përcjell Telegrafi, Trump shikon deri në shtatë orë lajme para se të mbërrijë në Zyrën Ovalë deri në mesditë, kur më në fund merr “raportin ditor” të inteligjencës, sipas The New York Times.

Ndryshe, siç shkruan Business Insider, ish-presidentët George W.Bush dhe Barack Obama zakonisht morën “raportet” herët në mëngjes.

Bush do të arrinte në Zyrën Ovale rreth orës 6:45 të mëngjesit ndërsa Obama u bë presidenti i parë që mori një version elektronik në një iPad, në mënyrë që të mund ta lexonte menjëherë pasi të zgjohej para se të mbërrinte në Zyrën Ovale rreth 9 ose 10 të mëngjesit.

Pasi Trump të drekojë me zyrtarë të tjerë, thuhet më tej, të telefonojë disa guvernatorë dhe udhëheqës botërorë dhe të përfundojë njoftimet e tij për coronavirusin, ai kthehet përsëri për të shikuar TV me ndihmës të ngushtë për të rishikuar performancën e tij ndërsa shijon “ushqimin e rehatshëm” me patate të skuqura dhe Coca-Cola dietale.

Pastaj ai shikon edhe më shumë TV përsëri në zonën e rezidencës së Shtëpisë së Bardhë, me vetëm disa raste për të qenë për darkë me zonjën e parë Melania Trump dhe djalin e tij 14-vjeçar, Barron, thuhet në raport.

Për aq sa mund të rishikojë pamjet e njoftimeve më pas, The Times tha se Trump rrallë ka marrë pjesë në takimet e Task Forcës për coronavirus të Shtëpisë së Bardhë që zhvillohen më parë.

Edhe kur bëhet fjalë për vërejtjet e përgatitura që ai jep, Trump i sheh për herë të parë, duke bërë “vëzhgime të minutës së fundit” pak para se t’i lexojë ato, sipas The Times.

Në pamundësi për të mbajtur mitingje ose për të vizituar pronat e tij të tjera për të bërë golf, Trump është gjithnjë e më i irrituar, duke pranuar telefonata më të shkurta nga këshilltarët e jashtëm dhe duke i bërë jehonë zhgënjimeve për mbulimin e tij mediatik.

“Shumë miq thanë se ata kishin më pak të ngjarë të telefononin në celularin e zotit Trump, duke supozuar se ai nuk dëshiron të dëgjojë këshillat e tyre”, ka thënë më tej The Times. “Ata që e arrijnë një gjë të tillë kanë thënë se thirrjet telefonike janë më të shkurtra: Një bisedë që zgjati 20 minuta, tani zgjat vetëm tre”.

Sidoqoftë, Trump gjithmonë do të marrë thirrje nga Brad Parscale, menaxheri i tij i fushatës i cili e azhurnon atë me numrat e tij të sondazheve, të cilat sipas The Times, janë përkeqësuar në disa shtete. /Telegrafi/

Exit mobile version