Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, ka qenë i ftuar së fundmi në “Cherry on Top” me Bora Zemanin.
Ai ka folur për karrierën e tij të suksesshme, fillimet si dhe për kohën kur ishte fëmijë.
Teksa rrëfeu për pjesën e fundit, kreatori i famshëm theksoi se ka qenë paksa më ndryshe.
I njëjti shton se ishte shumë i fokusuar në shkollë, në mësime dhe nuk luante sikurse fëmijët e tjerë.
“Deri në vitin e dytë, të tretë të shkollës së mesme kam qenë djali i mamit, i cili nuk është lejuar me dalë jashtë për të luajtur, nuk ka qenë i lejuar me u baltos, me ndejt me njerëz të tjerë, i cili ka një disiplinë, duhet të lexojë libra e të marrë pesëshe”, u shpreh ai.
Sahiti tutje tha: “Edhe sot më pëlqen jeta në shtëpi, e mbyllur, private. Më pëlqente të lexoja. Unë nuk kam luajtur kurrë. Pasi që kaloi viti i dytë i shkollës së mesme, e pashë një palumturi në shkollë të mesme pasi as një notë e mirë nuk më bënte të lumtur, as krenar. Për mua shkolla vazhdon të jetë obligative. Të qenit i shkëlqyeshëm është detyrë e çdo studenti”.
Valdrini ndryshe ka arritur suksese të mëdha në fushën e tij, duke kapërcyer kështu edhe kufijtë. /Telegrafi/