Telegrafi

Deri në orën 15:00 janë dërguar 62 kërkesa për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Në Gjykatën Penale deri në orën 15:00, janë dorëzuar 62 kërkesa për amnisti, nga të cilat 27 në departamentin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe 35 në departamentin e krimit për të rritur, njofton “Makfax”.

“Në përputhje me Ligjin e Amnistisë, për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ne informojmë opinionin se deri në orën 15:00 janë pranuar 62 kërkesa, nga të cilët 27 në departamentin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe 35 në departamentin e krimit për të rritur “, thuhet në deklaratën e Gjykatës.

Nga atje ata theksojnë se afati i fundit për paraqitjen kërkesave është e vlefshme edhe sot dhe se kërkesat që do të dërgohen më tej në gjykatë me postë nga afati i përcaktuar me ligj, do të merren parasysh./Telegrafi/