Deri në ora 19:30 sonte mund të parashtrohen ankesat për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare. Deri në ora 13:30 sot nuk janë dërguar ankesa tjera dhe numri mbetet i njëjtë si dje -82.
Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani deklaroi se deri në ora 13:30, sot asnjë nuk ka dërguar ankesa për rezultatin zgjedhor.
Për 82 ankesat e djeshme, dhe për ankesat që deri sot duhet të vinë, KSHZ-ja duhet të diskutojë në afat prej 72 orës.
Ndryshe, nga partia E majta u shprehën se kanë dërguar mbi 400 ankesa për rezultatin zgjedhor.