Telegrafi

Deri në ora 11:00 asnjë ankesë për procesin zgjedhor në KSHZ

Deri në ora 11:00 në KSHZ nuk është dorëzuar asnjë ankesë nga partitë politike apo koalicionet, të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 15 korrikt.

Afati për dorëzimin e ankesave filloi mbrëmë, pasi KSHZ i publikoi rezultatet e para përfundimtare jozyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri sonte në ora 21:00 pjesëmarrësit në zgjedhje do të kenë mundësi të dorëzojnë ankesa, për të cilat më pas KSHZ do të merr vendim.

Disa nga partitë politike kanë ngritur dyshime për rezultatin e zgjedhjeve, për shkak të siç thonë, vonesave të publikimit të tyre.

Ndryshe, sipas rezultateve të para jozyrtare koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM ka fituar 46 deputetë, OBRM-PDUKM 44, BDI 15, koalicioni “Tash është koha” 12, “E Majta” 2 dhe PDSH 1./Telegrafi/