Telegrafi

Deri në një orë pritje për dalje nga vendi në Tabanoc dhe Bogorodicë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.