Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me shpejtësi do të punojë për procesin e deinstitucionalizimit edhe për vitin 2019-të, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale deklaroi se tërësisht do të transformohet shtëpia e fëmijëve pa prindër “11 Tetori” në Shkup. Nga atje njoftojnë se një pjesë e fëmijëve janë dërguar në dy grupe të shtëpive në Shkup, ndërsa deri në fund të javës një pjesë e fëmijëve do të dërgohen në shtëpi me grupe më të vogël të fëmijëve në Shtip. Grupi i fundit i fëmijëve nga shtëpia e “11 Tetori” pritet të largohen pas fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor.
Para tre muajve tërësisht u transformua shtëpia “25 Maji” dhe të gjithë 25 fëmijët jetojnë në pesë grupe më të vogla në Shkup dhe janë të kyçur në procesin e rregullt arsimor.
“Pritshmërit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë që deri më 2020 asnjë fëmijë ndër 18 vjet mos të ngelet në institucione dhe tërësisht të ndryshohet mënyra e kujdesit të fëmijëve nga ana e shtetit. Procesi i deinstitucionalizimit, MPPS po e zbaton në partneritet me UNICEF, UNDP dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoni”, thuhet në deklaratën Ministrisë së Punës Politike Sociale./Telegrafi/