Telegrafi

Deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova, kolona më të gjata në Merdar

Foto: Ilustrim

Numri i madh i mërgimtarëve që kishin vendosur t’i kalonin festat e fundvitit në vendlindje, ka bërë që pas përfundimit të pushimeve në Kosovë, në rrugën e kthimit ata të përballen me pritje të gjata për të kaluar kufirin.

Në Merdar pritjet paraditen e së enjtes shkojnë deri në mbi katër orë, ku në këtë pikë kufitare kolona e veturave ka shkuar deri në 2 mijë metër.

Dy orë pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, e po ashtu pritje deri një orëshe ka edhe në pikën kufitare Mutivodë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Jarinë kolona ka më pak, ndërkaq qytetarët aty mund të kalojnë pas rreth gjysmë ore pritje. /Telegrafi/