Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 08:14) plot katër orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit.
Edhe në pikë kalimin të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në tre orë, ndërsa kolona e veturave është deri në 1,300 metra.
Edhe në Jarinjë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, dhe kolona është deri në 200 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/