Procesi i skriningut në Maqedoninë e Veriut do të zbatohet në 16 muajt e ardhshëm ose përafërsisht deri në fund të vitit 2023. Hapja e kapitujve do të varet nga raportet e skriningut ndërsa në proces do të përfshihen edhe vendet anëtare.
Për Maqedoninë e Veriut është caktuar edhe kalendari i datimeve përditësuese dhe takimeve bilaterale. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq udhëheqës i këtij procesi pret që metodologjia e re të jap rezultatin konkret, përshpejtimin e negociatave aderuese.
“Fillimisht do të shkojmë me skriningun shpjegues ku Komisioni Evropian do na prezanton neve çfarë duhet të harmonizojmë me anëtarësinë dhe pastaj do të kyçen edhe shtetet fqinje me pikëpamjet e tyre dhe në bazë të saj. Kjo do të zgjasë 14-16 muaj dhe gjatë asaj periudhe neve duhet t’i punojmë dokumentet kyçe si: raportet nga skriningu si bazë për “bençmarkat” apo kriteret për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Gjithashtu edhe dokumentet për trasenë e sundimit të ligjit, reformat n administratën publike, institucionet demokratike, plani aksionar për pakicat etj. Të gjithë këtë neve duhet ta bëjmë në bashkëpunim me Komisionin Evropian”, tha Bojan Mariçiq, Zv. kryeministër për Çështje Evropiane.
Mariçiq shprehet optimist se hapërimi do të jetë më i shpejtë se dinamika e paraparë. Vendi ka harmonizuar të paktën 45 për qind të legjislacionit vendor me atë të BE-së.
“Ne jemi në kondicion të mirë lidhur me reformat. Sipas analizave tona jemi mbi 45 për qind të harmonizuar në legjislacion dhe gjithsesi se kjo do dinamikë do të vazhdon. Por dua të them se do të hapërojmë më shpejtë se Serbia dhe Mali i Zi të cilat negociojnë mbi 10 vite”, u shpreh Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Raporti i skriningut parashikon katër çështje kyçe:
Shpjegimi dhe njohja me të drejtën e BE-së në kapituj;
Rezultatet nga skriningu, informacionet e vendit kandidat dhe vlerësimi (nota) e Komisionit;
Konkluzionet dhe rekomandimet e Komisionit;
Komisioni i propozon Këshillit a hapen negociatat për kapituj, nëse jo- cilat çështje duhet vendosen si përcaktime;
Pas përfundimit të skriningut, përmes konferencës ndërqeveritare dhe me propozimin e Komisionit Evropian përcaktohet se cilat kapituj duhet hapur të parët dhe për cilët kapituj do të ketë përcaktime të reja./Alsat/