Site icon Telegrafi

BE deri në fund të vitit me marrëveshje mbi taksën dixhitale

Digital Online Tax Payment Policy Office Concept

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian (BE) këtë javë do të diskutojnë propozimet për të miratuar një taksë mbi ekonominë dixhital të kompanive deri në fund të vitit. Kështu thuhet në një dokument që është përgatitur nga presidenca austriake e BE-së.

Qeveritë e BE-së pajtohen që rregullat tatimore duhet të ndryshohen për të rritur taksat mbi shërbimet dixhitale, të cilat aktualisht janë të nënvlerësuara, por të cilat pengojnë në arritjen e objektivave që kanë shtetet anëtare të BE-së.

Shtetet më të vogla me norma tatimore më të ulëta si Luksemburgu dhe Irlanda, që mbajnë komunitete të shumta amerikane, dëshirojnë që ndryshimet e BE të bashkohen me një reforme botërore të taksimit dixhital, i cili ka qenë në diskutim për vite, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Njëmbëdhjetë nga 28 shtetet e BE-së tashmë po shqyrtojnë masat e tyre kombëtare, duke u përgatitur kundër rrezikut për tregun e përbashkët të BE nëse nuk zbatohet shpejt plani i përbashkët. Për të kapërcyer disa nga kritikat e masës, Vjena po propozon të zvogëlojë fushën e taksës, e cila nuk do të zbatohej më për shitjen e të dhënave të përdoruesve, ashtu si në propozimin e Komisionit. /Telegrafi/

Exit mobile version