Telegrafi

Deri në fund të viti privatizohet Albpetrol

Dervishaj siguroi se procedurat për procesin e privatizimit të kompanisë nuk janë ndërprerë dhe se kompania amerikane “Pattojn Boggs Llp”, që është caktuar si konsulenti ndërkombëtar i qeverisë në këtë proces të rëndësishëm është ende duke punuar për vlerësimin e kapitalit.

Brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti kompania konsulente, e cila aktualisht po vlerëson kapitalin e Albpetrol, pritet të dalë me një raport konkret dhe zyrtar në lidhje me punën e bërë. Pavarësisht skandalit që përfshiu Ministrinë e Ekonomisë me një sërë tenderësh dhe publikimin e videons Meta-Prifti, të regjistruar nga ky i fundit, Dervisha garanton se kompania amerikane nuk është shprehur asnjëherë idenë e largimit dhe ndërprerjen e kontratës.

Burime të besueshme nga kjo ministri pohuan për Mapo-n se pavarësisht interesit të madh të qeverisë shqiptare për privatizimin e Albpetrol, gjendja e krijuar në vend dhe situata e brishtë politike kanë çuar në uljen e ndjeshme të interesit për blerjen e kësaj kompanie.

Numri total i aseteve shtetërore që pritet të hyjnë në proces privatizimi arrin në 32. Qeveria është angazhuar për sigurimin e transparencës maksimale të këtij procesi, që synohet të përfundohet brenda një periudhe sa më të shkurtër. /Telegrafi/