Qytetarët e Shkupit kërë mëngjes u zgjuan me radiatorë të ngrohtë. Ulja e temperaturave nuk lejon që të shkyçen nxemjet qendrore. Nga “Balkan Energy Group” (BEG) thonë se do të vazhdojnë të lëshojnë nxemjen qendrore deri në fund të muajit, në ditët kur temperaturat do të jenë nën 12 gradë celcius. Sipas rregullore së energji të ngrohtë, nxemjet mund të jetë të kyçura deri më 1 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga BEG thonë se rritet interesi i qytetarëve për kyçje në rrjet. Nga fillimi i vitit mbi 2 mijë familje kanë nënshkruar marrëveshje për nxemjes së qytetit, ndërsa gjysma prej tyre janë shfrytëzues të cilët më herët kanë qenët të shkyçur.
Në muajin gusht, komisioni për energjetikë do të bëjë rishikim të çmimit. A do të rritet, apo do të ulet nga komisioni thonë se ende është herët për prognoza të tilla./Telegrafi/