Telegrafi

Deri në fund të këtij viti punonjësit e sektorit privat në Maqedoni duhet të marrin K-15

Punonjësit e sektorit privat deri në fund të këtij viti duhet të marrin K-15, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjegjësisht, kjo shumë është e ndryshme çdo vit, duke qenë se përcaktohet në varësi të shumës së pagës mesatare neto dhe bruto për punonjës në tre muajt e fundit të pagesës.

Shuma minimale mund të jetë 40% e pagës mesatare neto, dhe shuma maksimale është rreth 40% e pagës mesatare bruto.

Kushtet janë që punonjësit të jenë në të njëjtën kompani për të paktën gjashtë muaj të këtij viti. Sipas të dhënave, pagesa e këtij viti për K-15 do të arrijë nga 10.956 deri në 16.349 denarë.

Afati i fundit për dhënien e K-15 është 31 dhjetori./Telegrafi/