Site icon Telegrafi

Deri në fund të javës, shfaqje filmike e muzikore në Parkun Kulturor të Gjakovës

Iniciativa qytetare me projektin Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ka nisur këtë vit edicionin e dytë të aktiviteteve kulturore.

Të përkrahur nga Culture for Change (EU) dhe në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, sot, më 13 korrik, shfaqet për herë të parë në qytetin e origjinës dokumentari “Ferdonija” që në qendër ka historinë e nënave të Gjakovës, që tash e shumë vite janë në pritje të marrin vesh për fatin e të afërmit e tyre – të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më 14 korrik, duo e përbërë nga Shpat Deda dhe Armend Xhaferi, performojnë në po të njëjtin vend, me kantautorin dhe kitaristin që premtojnë një natë magjike muzikore.

Java mbyllet vjen me shfaqjen e filmit “The Divine Order”, të dielën, më 15 korrik, në bashkëpunim me Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë: një komedi dramatike që trajton të drejtat e grave në Zvicër në vitet e ‘70.

Të gjitha këto ngjarje fillojnë prej orës 21:00.

Exit mobile version