Site icon Telegrafi

Deri në fund të javës Ivanov duhet të dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë

Brenda tre ditëve të ardhshme presidenti Gjorge Ivanov duhet të jep mandatin për formimin e Qeverisë liderit të partisë fituese të zgjedhjeve të 11 dhejtorit. TV Shenja njofton se i pari që do të merr mandatin do të jetë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili do të ketë 20 ditë afat për të formuar koalicionin qeveritarë dhe do të sigurijë 61 vota në Kuvend për votimin e kabinetit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të gjitha gjasave Gruevski bisedimet e para do ti zhvillojë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Por edhe nëse arrihet marrëveshje me këtë parti numrat do të jenë në limit andaj gjithnjë e më tepër nëpër koloaret politike flitet se në këtë rast do të kërkohet edhe partneri i tretë i koalicionit që do të jetë një parti tjetër shqiptare.

Dy partitë politike që fituan më shumë mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 dhjetorit, OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë deklaruar se bisedimet për kolicionet e mundshme do t’i diskutojnë pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit./Telegrafi/

Exit mobile version