Deri në fund të vitit 2020 pritet që të jetë gati rruga drejt kalimit kufitar “Klepalo” mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, njoftoi dje ministri bullgar për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Nikollaj Nankov.
“Nga ana e Maqedonisë është gati, por ka nevojë për disa rregullime, për të cilat janë marrë aktivitete”, deklaroi ministri, duke shpresuar se deri në fund të vitit 2020 ose fillim të vitit 2021 do të jetë gati kalimi i katër kufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhja e transportit në pikën e kontrollit është rreth 30 km dhe rruga nuk është riparuar për më shumë se 30 vjet. Është kërkuar ndërtimi i një projekti teknologjik për riparimin e 16 kilometrave të parë të rrugës dhe sipas vlerësimit fillestar riparimi do të kushtojë rreth 10 milionë leva (5 milion euro).
Riparimi i rrugës do të fillojë këtë vit dhe pritet të përfundojë gjatë viti të ardhshëm./Telegrafi/