Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar ka bërë të ditur për deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova, në vendkalimin kufitar Merdar.
QKMK njofton se kolona ka edhe në pikëkalimin kufitare Dheu i Bardhë. Pritjet në këtë pikë kufitare në dalje janë deri afro 2 orë.
Pritje në dalje ka edhe në Muçibabë, ndonëse këtu pritjet janë deri në 20 minuta në dalje dhe në deri 30 minuta në hyrje. /Telegrafi/