Telegrafi

Deri më tani 1.8 milion turistë

“Nga janari deri ne korrik kemi regjistruar një shifër prej 1.8 milionë vizitoresh. Vjet kemi patur 3 milionë vizitorë, numër në të cilin përfshihen emigrantet edhe shtetasit e huaj”, tha Odeta Nishani, nga Drejtoria e Statistikave.

Sipas statistikave dhe përllogaritjeve të bëra në Ministrinë e Turizmit deri në fund të muajit korrik, 180 mijë janë vizitore ditore të cilët mund të kenë vizituar një kala në Shqipëri, ndërsa 1 620 000 janë përllogaritur turiste, të cilët kanë fjetur të paktën një natë në Shqipëri. Sipas Nishanit, kriteri bazë për përcaktimin e vizitoreve është rezidenca e tyre, me pas në bazë të ditë qëndrimit ato klasifikohen në turiste apo vizitore ditore.

Për 20 ditët e para të gushtit kanë ardhur rreth 600 mijë të huaj të cilët do të përpunohen në vizitore ditore, turiste apo rezidente në vendit tonë dhe Ministria e Turizmit deklaron qe deri në fund të vitit shifra e vizitoreve parashikohet të jetë 3.5 milionë. Pas klasifikimit dhe shifrave të publikuara nga Ministria e Turizmit, është Banka e Shqipërisë dhe INSTAT të cilat bëjnë përllogaritjet e të ardhurave nga turizmi, pasi turisti dhe vizitori ditore kanë koeficiente të ndryshëm në përllogaritjen e shpenzimeve qe mund të kenë kryer. /Tch/Telegrafi/