Telegrafi

Deri me 19 maj, Greqisë i duhen miliarda euro

Në të kundërt, vendi praktikisht mund të bëhet i paaftë për të paguar, deklaroi Papakonstantinou në parlamentin grek. Më 19 maj detyrimi që duhet paguar arrin në lartësinë e nëntë miliardë eurove. Në të njëjtën kohë parandalohen kushtet "tepër të shtrenjta" në tregun financiar që Greqia të mund sigurojë aty para të reja.

Mediat greke bëjnë të ditur se ministri i Financave ka kryer një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel duke mos dhënë detaje të më tejshme.Merkel, si edhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Shäuble përsëritën në Berlin se vendimi për ndihma bie fillimisht deri sa të kenë përfunduar negociatat mes Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë greke.

Nga paketa ndihmë e BE-së në vlerën prej 30 miliardë eurosh gjithsej, vetëm Gjermania duhet të japë 8, 4 miliardë euro.