Telegrafi

Deri kah mesi i muajit mars janë caktuar 18 seanca gjyqësore për rastin ‘Haraçi’

Pas përfundimit të seancës së djeshme për rastin ‘Haraçi’, gjyqtarja Vaska Nikollovska Masevska caktoi edhe 18 seanca të reja gjyqësore deri kah mesi i muajit mars.

Kështu që të akuzuarit Bojan Jovanvoski dhe Katica Janeva kanë pushim deri të enjten, nga ku vazhdojnë seancat gjyqësore. Kështu që javën e ardhshme ka dy seanca, më 6 dhe 7 shkurt. Javën e ardhshme që vjen, janë caktuar katër seanca gjyqësore ndërsa deri në fund të janarit janë caktuar edhe gjashtë seanca tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjyqtarja Vaska Nikollovska Masevska caktoi edhe gjasthtë seanca gjyqësore gjatë muajit mars.

Gjykimi ndohet në procedurë dëshmuese, pëkratësisht pas dëshmive të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuria, tani po publikohen materialet dëshmuese. Opinioni kishte mundësi t’i shohë dëshmitë e marra nga shtëpitë e të akuzuarve, përkatësisht veshjet me frimë, mobiljet dhe shënimet e shkruara në letër./Telegrafi/