Site icon Telegrafi

Deri 60 mijë euro para kanë përfituar anëtarët e KSHZ-së në Maqedoni (Video)

Anëtarët e KSHZ-së përpos kompenzimit që ia kanë dhuruar vetes, ata kanë harxhuar shumë para për udhëtimet e tyre pasi që përdorin veturat e tyre për udhëtime zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Silvana Boneva ka pranuar 12 mijë euro për udhëtime në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Për të njëjtën arsye ka përfituar 12 mijë euro në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar. Pas daljes në publik të lajmit, Boneva hoqi dorë nga kërkesa për pagesa të udhëtimeve, kështu ajo raportoi më pak harxhime.

Shuma e përgjithshme që ka marrë Boneva arrinë në 60 mijë euro brenda dy viteve. Anëtari tjetër, Atanas Urumov nga Gjevgjelia ka marrë 50.500 euro. Bedredin Ibraimi ka marrë 8000 euro për udhëtimet zyrtare.

Anëtarët tjerë Igor Milev, Rexhep Prekopuca, Subhi Jakupi dhe Aleksandar Çiçakovski kanë përdorur veturat zyrtare, pra ata kanë pranuar para vetëm për derivate.

Të dhënat e 24Vesti thonë se disa anëtarëve të KSHZ u janë ofruar vetura zyrtare, por ata i kanë refuzuar./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VJoi2Y-z3co

Exit mobile version