Site icon Telegrafi

Deri 25 kabina për 400 pacientë: Në Itali do të nis punën anija spitalore, për të përballuar coronavirusin

Ditën e hënë më datë 23 mars 2020 në portin e Xhenovas në Itali do të nis puna e anijes spitalore e standartizuar për të përballuar pandeminë e coronavirusit.

Kompania detare “Grandi Navi” (GNV) ka vënë në dispozicion të rajonin të Ligurias, një nga anijet e flotës së saj turistike, për të ndihmuar këtë situatë emergjence që ka sistemi shëndetësor i këtij rajoni.

Prej disa ditësh në anijen “Splendid” po punohet duke transformuar 25 kabina në dhoma për pacientë, me të gjitha kushtet e instrumentet sanitare të nevojshme. Madje po punohet në arritjen e kapaciteteve maksimal të kësaj anije që mund të mbaje deri në 400 pacientë.

Përveç personelit mjekësor në anije do të jetë i pranishëm dhe një heluport i cili do të përdoret në rast emergjence për të transportuar pacientët në gjendje kritike.

Hangari i anijes “Splendid”, po mendohet të transformohet në sallë reaminacioni e terapie intensive.

Grupi i kompanisë italiane GNV ka një eksperiencë në situata emergjence.

Në vitin 2017 një nga anijet e tyre u transformua në spital gjatë uraganit Maria që goditi ishuj Karaibe.

Anija spital “Splendid” do të nis punën ditën e hënë. /oranews.tv/

Exit mobile version