Telegrafi

Deri më 15 maj Greqia ndërpret të gjitha lidhjet me Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Greqisë e ka vazhduar deri më 15 maj 2020 masën për ndalesë të lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore me Maqedoninë e Veriut, me çka ndalohet hyrja e shtetasve të Maqedonisë në territorin grek.

Siç njofton AIM, vendimi i ministrit të Shëndetësisë, të Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, dje është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe është marrë si parandalim dhe mbrojtje e shëndetit të qytetarëve grek nga përhapja e coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ndalesë në Greqi nuk vlen për shtetasit grek, qytetarët të kanë leje qëndrimi, si dhe personat që janë me vendbanim në Greqi.

Gjithashtu, përjashtim nga kjo ndalesë kanë kamionët që bartin mallra.

Në këtë masë të Greqisë janë përfshirë edhe Shqipëria, Italia dhe Spanja./Telegrafi/