Site icon Telegrafi

Deri 100 teste ADN-je në vit bëhen në Maqedoni

Në Maqedoni bëhet deri 100 analiza ADN-je në vit për të gjurmuar rrënjët familjare, por edhe për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Analizat bëhen në Institutin për Mjekësi Ligjore, por edhe në Qendrën për hulumtime në ASHAM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më të shpeshta janë analizat e ADN-së për të vërtetuar atësinë, ku është i obligueshëm prezenca e nënës dhe fëmijës. Ky fat bën që shumë njerëz të heqin dorë nga testi.

Çmimi për vërtetimin e rrënjëve familjare dallon, pra lëvizë nga 18 mijë denarë e deri në 32 mijë denarë, kurse rezultati i testit bëhet për një ditë./Telegrafi/

Exit mobile version