Telegrafi

Deri 100 milionë euro duhet të përfitojnë bujqit në Maqedoni

Bujqit do të duhet që të fitojnë 32.5 milionë euro për prodhime të ndryshme – perime, kurse blegtorët do të përfitojnë 19.2 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas RTVM-së, tani për tani do të mbeten masat për mbështetjen plotësuese financiare për zhvillim të bujqësisë, respektivisht ndihmë për sigurim, ndihmë për bujqit e rinj, për bujqit e regjistruar, për fushat dhe fermat që gjenden në rajonet malore të pazhvilluara, si edhe ndihma për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Vlera e mbështetjes financiare është nga 5% deri 50% e harxhimeve të plota, varësisht nga kultura e kultivuar. Për shkak të karakterit sezonal të paraqitjes dhe afateve përfundimtare për fillim , pagesa bëhet sipas kalendarit vjetor.

Me pagesat e drejtpërdrejta, në vitin 2017, gjithsej 100 milionë euro duhet t’u jepen bujqve, si ndihmë financiare./Telegrafi/