Agjencia për Punësim ka shpallur thirrje publike për të papunësuarit që të aplikojnë për grante punësimi prej 5000 deri 10000 euro.
Me këtë thirrje, inkurajohen të papunësuarit që kanë frymëzim për afarizëm për të themeluar ndërmarrje të tyre private, të aplikojnë në Programin për mbështetje për vetëpunësim.
Të gjithë ata që të moshës deri 29 vjeçare, të papuënsuar, mund të paraqiten në klubet e punës të qendrave të punësimit për të aplikuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Mbështetja financiare përfshin:
-mbështetje ekspertësh në formë trajnimi, sistem taloni për përpunimin e planit të afarizmit dhe mbështetje në regjistrimin e afarizmit, me vlerë prej 17.940 denarë,
-mjete financiare të pakthyeshme prej 246.000 deri 307.500 denarësh për çdo shfrytëzues, ose deri 615.000 denarë, nëse themelohet subjekt juridik, nga dy pjesëmarrës, si SHP – Shoqëri, me përgjegjësi të kufizuar,
-mundësi të punësimit të një personi në kompaninë e posathemeluar, duke fituar mbështetje financiare në pajisje ose materiale prej 92.000 denarë, për person mbi 29 vjeç, dhe 153.750 denarë, për person deri 29 vjeç,
-nëse personi me aftëzi të kufizuara themelon subjekt juridik dhe punëson dy persona, atëherë fiton mbështetje financiare në pajisje ose materiale prej 92.000 denarë, për person mbi 29 vjeç, dhe 153.750 denarë, për person deri 29 vjeç,
-subjekti juridik nga dy persona nuk do të përfitojë mbështetje për një punësim shtesë,
-mbështetje mentoriale prej 12 muajve vetëm për ata të moshës deri 29 vjeçare, për personat me aftësi të kufizuara, ata të bashkësisë rome, subjektet juridike prej dy personavfe, dhe grave të kategorisë së prekur.
Afati i aplikimit është deri më 30 nëntor, 2018, respektivisht deri në plotësimin e numrit të paraparë të kandidatëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Personat që janë trajnuar gjatë vitit 2017 gjithashtu mund të aplikojnë, kurse personat që kanë fituar mbështetje të këtillë deri më 5 vitet e fundit, nuk mund të aplikojnë.
Nuk do të ofrohet mbështetje për:
-veprimtari bujqësore, respektivisht prodhim blegtoral dhe bujqësor, gjueti dhe veprimtari shërbyese, me përshajtim të prodhimeve bujqësore organike,
-shërbim taksie,
-prodhim dhe shpërndarje armësh dhe municioni,
-lojra fati, respektivisht veprime financiare dhe të sigurimeve.
Me përjashtëm, personat me aftësi të kufizuar dhe ata të bashkësisë rome mund të regjistrojnë veprimtari bujqësore dhe shërbime taksie./Telegrafi/