Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë në lidhje letrën e dërguar drejt ITU-së për refuzim të kodit telefonik për Kosovën.
”Unë nuk i kam dërguar letër ITU-së, ato mund t’i gjeni edhe në internet, nuk e di kush çfarë ka publikuar”.
Këto deklarime Aida Dërguti i dha në seancën e sotme, pasi ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha se një deputet i Kuvendit të Kosovës ka shkruar një letër të tillë tek ITU, njofton Klan Kosova.
Pas deklarimeve të Dërgutit, Edita menjëherë ka reaguar duke i thënë se “ nuk ka përmendur asnjë emër të tillë si Aida Dërguti”, për letrën e dërguar në ITU.
“Unë nuk përmenda asnjë emër për letrën e dërguar në ITU. Unë nuk të përmenda ty Aida Dërguti. Zonja Dërguti ju e zbuluat veten. Ju e keni keqpërdor edhe Kuvendin. Keni shkel rregulloren zonja Dërguti me nënshkrimin e dhënë’’, është shprehur Tahiri, duke iu drejtuar Aida Dërgutit.